Agim Ademi ka vizituar tempullin Fadil Vokrri, i cili kohën e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes.
Pas disa javësh punimesh, duket se stadiumi i Kosovës tashmë po merr formën më të mirë.
Edhe pse problemi i vetëm ishte fusha, duket se ky problem është kaluar dhe futbollistët do kenë një super terren për të ardhmen.
Kosova e pret Çipron me 15 tetor, ku përfundimisht do shihet rezultati i punës që është berë në këtë stadium.