Interi nxjerr në shitje Marcus Thuram për të marrë një sulmues

Futboll

Interi nxjerr në shitje Marcus Thuram për të marrë një sulmues

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 17:08
Marcus Thuram

Interi ka nisur bisedimet paraprake me sulmuesin e Lille, Jonathan David, i cili do të largohet falas në qershor, duke qenë në përfundim të kontratës.

Sipas Tuttosport, klubi zikaltër po përgatitet të shesë Marcus Thuram, sepse ky i fundit ka klauzolë largimi 85 mln euro dhe do të sillte të ardhura të mjaftueshme për të sjellë kanadezin në Milano.

Kampionët e Serie A kështu do të përballonin transferimin e David, i cili kushton 0 euro, por ka një komision agjenti prej 10 mln eurosh.

Me paratë që do të siguronin nga shitja e Thuram, Interi gjithashtu do të rregullonte bilancet e klubit ose do të transferonte një lojtar tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat