Anglia pa tre yje në ndeshjet e tetorit

Futboll

Anglia pa tre yje në ndeshjet e tetorit

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 18:49
Anglia

Anglia luan kundër Greqisë dhe Finlandës në Ligën e Kombeve, ndërsa FA ka njoftuar se tre futbollistë nuk do jenë pjesë e ekipit për shkak se kanë ardhur të dëmtuar nga ekipet e tyre.

Anglia luan kundër Greqisë dhe Finlandës në Ligën e Kombeve, ndërsa FA ka njoftuar se tre futbollistë nuk do jenë pjesë e ekipit për shkak se kanë ardhur të dëmtuar nga ekipet e tyre.

Morgan Gibbs-Ëhite, Ezri Konsa dhe Kobbie Mainoo do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë në tetor në Ligën e Kombeve. Federata ka njoftuar se futbollistët në fjalë nuk janë të gatshëm, pasi janë dëmtuar në klubet respektive.

“Të tre lojtarët kanë pësuar lëndime në klubet e tyre përkatëse në fundjavë dhe nuk do të jenë të grumbulluar për ndeshjet e  Nations League kundër Greqisë dhe Finlandës”, shkruan FA. Anglia është në vendin e dytë në Ligën B me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat