Militao e kalon lehtë lëndimin

Futboll

Militao e kalon lehtë lëndimin

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 18:51
Militao

Real Madrid ka lëshuar informacione në lidhje me dëmtimin e qendërmbrojtësit Eder Militao, i cili do të mungojë në ndeshjet e Brazilit nga pushimi i tetorit.

Militao u diagnostikua me një dëmtim muskulor në kuadricepsin e këmbës së majtë.

Sipas pritshmërive fillestare, mbrojtësi do të mungojë për rreth 10 ditë.

Nëse nuk ka komplikime, nuk duhet të ketë asnjë problem që Eder Militao të jetë në dispozicion për vizitën ndaj Celtas në xhiron e 10-të të La Ligës. Ndeshja është më 19 tetor.

Real Madridi për momentin është në pozitën e dytë në La Liga pas Barcelonës, teksa në Ligën e Kampionëve ka një fitore e një humbje, pas dy xhirove të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat