Janë mbyllu të gjitha ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në futsall, ku nuk munguan golat e shumtë dhe përballjet e forta.
FC Drenica ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir, duke mposhtur FC Prishtinën me rezultat 8-3.
Me të njëjtin rezultat, pra 8-3 ka shënuar fitore edhe FC Prishtina 01 duke e mposhtur në derbin e për vendin e parë FC Drenasin.
Tabela
Përballje e fortë u zhvillua edhe mes FC Malishevës dhe FC Vjosës, ku mysafirët shënuan fitore me rezultat 5-3.
Fitoren e parë këtë kampionat e ka arritur FC Liqeni që ka fituar ndaj Mabetex Pprishtinës me shifrat 4-1.
BB Llapi ka shënuar fitore ndaj FC Obiliqit si mysafir me rezultat 4-2.