Belingham: Skuadra reagoi pas një jave të keqe

Futboll

Belingham: Skuadra reagoi pas një jave të keqe

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:31
Jude Bellingham

Mesfushori i Realit të Madridit, Jude Bellingham u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës pas fitores 2-0 kundër Vijarrealit të shtunë pas një javë të keqe, për shkak të barazimit 1-1 në derbin ndaj Atletikos dhe humbjes 0-1 në Lilë në Champions League.

“Jam shumë i lumtur me reagimin e ekipit dhe rezultatin pas një jave delikate që na lëndoi. Vijarreali është një skuadër e shkëlqyer, e cila luan mirë me topin. Ata kanë lojtarë shumë cilësorë, por ne e nisëm më mirë që në fillim, me presion, në tranzicion, me dy gola të pabesueshëm… Ka qenë një reagim i mirë për këtë javë”, tha ai për “Real Madrid TV”.

Veç kësaj, Bellingam foli edhe për dëmtimin e mundshëm të rëndë në gjurin e djathtë të kapiteni Dani Karvahal.

“Dëmtimi i Danit na la një shije të keqe. Për fat të keq do të na mungojë për një kohë të gjatë. Urojmë që të bëhet më mirë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai e di se të gjithë jemi me të”, deklaruar mesfushori i kombëtares angleze. Mesfushori analizoi gjendjen e tij të formës.

“Ndihem mirë, nuk po shënoj gola por po argëtohem më shumë dhe po e prek topin më shumë, po mbrohem gjithashtu…

Natyrisht që dua të shënoj sërish, por e rëndësishme është që mund të kontribuoj me lojën time dhe ndihem sikur po e bëj mirë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat