Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot stërvitjen e radhës në përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit.
Për faqen zyrtare të FFK-së, foli edhe mesfushori i LNZ Cherkasy, Muharrem Jashari.
Jashari është ftuar për herë të dytë te kombëtarja dardane, derisa shpreson në debutim.
Por, mbi të gjitha ai tregoi optimizmin e tij për dy duelet e tetorit.
“Është një emocion shumë i veçantë dhe ndihem i lumtur që jam pjesë e kombëtares përsëri.
Shpresoj të debutoj dhe këto dy ndeshje t’i fitojmë. Grupi është shumë i bashkuar, shumë i motivuar, me një energji shumë të mirë.
Duke i parë stërvitjet mendoj që këto dy ndeshje do të dalim me rezultate pozitive”, ka thënë Jashari.
Kosova fillimisht këtë muaj do të luajë si mysafire e Lituanisë më 12 tetor, derisa më 15 tetor do të presë Qipron në “Fadil Vokrri”.