Flet prurja e re e Kosovës: Jam i lumtur që jam këtu

Futboll

Flet prurja e re e Kosovës: Jam i lumtur që jam këtu

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:38
Amir Shaipi

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot stërvitjen e radhës në përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit.

Për faqen zyrtare të FFK-së, foli edhe prurja e re e Kosovës, portieri Amir Shaipi.

Shaipi luan te Lugano, derisa këtë muaj është ftuar për herë të parë te kombëtarja dardane.

Ai u shpreh që është i lumtur të jetë pjesë e Kosovës.

“Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Me padurim kam pritur të vija për Kosovën.

Të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Ndihem mirë që jam këtu dhe vërtetë është kënaqësi pasi kemi një ekip të mrekullueshëm.

Sot kisha stërvitjen time të parë. Isha shumë i gëzuar që isha sërish në fushë. Sidomos me kaq shumë lojtarë që kanë vërtet shumë cilësi.

Ne kemi lojtarë të mirë këtu në Kosovë që luajnë në një nivel të lartë. Mendoj se kjo do të më ndihmoj edhe mua të përparoj”, ka thënë ai.

Kosova fillimisht këtë muaj do të luajë si mysafire e Lituanisë më 12 tetor, derisa më 15 tetor do të presë Qipron në “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat