Simeone: Na duhet të përmirësohemi në tranzicion dhe efikasitet

Futboll

Simeone: Na duhet të përmirësohemi në tranzicion dhe efikasitet

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:40
Diego Simeone

Java e kaluar nuk ka qenë fort pozitive për Atletido Madrid.

Pas barazimit në minutat e fundit në derbi 10 ditë më parë, ekipi “colchoneros” u mund thellë në Ligën e Kampionëve e më pas barazoi sërish në La Liga ndaj Real Societad.

“Nuk ishte një paraqitje e keqe. Skuadra gjeti golin, u mbrojt shumë mirë me një përpjekje të madhe kolektive kundër një ekip që punon shumë mirë dhe krijon shumë mundësi shënimi”, tha trajneri Diego Simeone.

“Ajo që na mungoi ishte shfrytëzimi i të gjitha atyre hapësirave në kundërsulm.

Kjo është edhe falë rivalit. Mbeten shumë gjëra pozitive nga pikëpamja mbrojtëse. Duhet të përmirësohemi në tranzicion dhe duhet të punojmë”, tha argjentinasi.

“Nuk mendoj se ishte mungesë përqendrimi. Pësuam një gol nga 35 metra nga një top i humbur.

Duhet të përmirësojmë të gjitha detajet e vogla që po na kushtojnë shumë kohët e fundit. Shumë barazime” sqaroi më tej Simeone.

“E shoh ekipin shumë të fortë në mbrojtje, të organizuar, të gjithë bëjnë atë që kërkohet në ndeshje. Po punojmë mire dhe kryesuesit janë vetëm 4 pikë para nesh. Ne po punojmë si gjithmonë për të pasur qëndrueshmëri”, tha Diego Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat