I vetmi klub pa humbje, por ndahet me trajnerin

Futboll

I vetmi klub pa humbje, por ndahet me trajnerin

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 23:02
Stafi i Drenicës

Klubi i Drenicës pak minuta më parë ka njoftuar ndarjen me trajnerin Megzon Visoka dhe stafin e tij.

Megzon Visoka e Drenica u ndanë me marrëveshje të dyanshme, me arsyetimin se klubi nuk është i kënaqur me performancën e ekipit në këtë fillimsezoni.

Bashkë me Visokën janë larguar edhe Sami Geci, Robert Gjeraj, Erion Luta dhe Tahir Morina, që përbënin stafin e tij te klubi.  

Drenica e Visokës kishte një statistikë mjaft mbresëlënëse në këtë sezon futbollistik,.

Klubi nga Skenderaj ishte i vetmi pa humbje deri më tani, duke përfshirë këtu ekipet e Superligës dhe Ligës së Parë.

Drenica arriti pesë fitore dhe tri barazime, në tetë ndeshjet e para të këtij edicioni.

Për momentin, Drenica pozicionohet e dyta në Grupin A të Ligës së Parë me 18 pikë, vetëm një më pak se lideri, Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat