Tuci vjen në Kombëtare si "shpresë" golash

Futboll

Tuci vjen në Kombëtare si "shpresë" golash

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:29
Indrit Tuci

Indrit Tuci grumbullohet për herë të parë me Kmbëtaren shqiptare. Diçka e tillë vjen pasi Myrto Uzuni u largua për shkak dëmtimi dhe Sylvinho bëri pjesë të kuqezinjve sulmuesin e Sparta Prague.

Padiksutim për të ky grumbullim do të mbahet mend gjatë, pasi do të mund të përjetojë për herë të parë emocionet e Kombëtares.

Sigurisht grumbulimi i tij nuk është i rastësishëm, pasi paraqitjet e Tucit kanë tërhequr vëmendjen e brazilianit.

Në këtë sezon 24-vjeçari ka mundur të luajë në 7 ndeshje, në total 338 minuta. Jo shum minuta në këmbë, por i kanë mjaftuar që të gjejë rrugën e rrjetës 3 herë dhe të asistojë për shokët e skuadrës në një tjetër rast.

Mënyra e lojës së sulmuesit dhe saktësia e tij kanë bërë që tashmë të bëhet pjesë e Kombëtares.

Ndaj Çekisë dhe Gjoergjisë do të presë shansi e tij për të debutuar dhe për të lënë gjurmë, që në një mënyrë apo tjetër t’i bëjë vend vetes në listën e kquezinjve edhe për duelet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat