Laçi pa trajner, kurbinasit në “luftë” me kohën

Futboll

Laçi pa trajner, kurbinasit në “luftë” me kohën

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:33
Laçi

Laçi është ende pa trajner që pas largimit të Armando Cungut. Timonieri shkodranë u largua nga kurbinasit pas humbjes me Teutën dhe drejtuesit ende nuk kanë mundur të gjejnë një zëvendësues.

Pauza e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares ka ardhur si me “porosi” për bardhezinjtë.

Kjo pasi do të kenë më shumë kohë për të gjetur një trajner të ri. I shumë përfolur është Marco Jovanovic, i cili në të kaluarën ka qenë ndihmës trajner te Partizani dhe Luftëtari.

Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Artan Mëgjyshit.

Për këtë të fundit nuk do të ishte hera e parë që ulet në stolin e Laçit, pasi edhe në të kaluarën ka mundur t’i drejtojë për disa muaj në sezonin 2018-2019.

Aktualisht 56-vjeçari është në stolin e Apolonisë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe kush do të drejtojë Laçin pas sfidave të Komëbtares, kur Superiorja do të rinisë kampionatin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat