Liverpool humb portierin titullar

Futboll

Liverpool humb portierin titullar

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:40
Alisson Becker

Alisson Becker ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe pritet të mungojë në fushën e blertë për të paktën 1 muaj.

Një lajm i keq për Liverpulin, që do të jetë pa portierin titullar deri në nëntor, deri në pauzën e ardhshme të kombëtareve.

Portieri pritet të mungojë në ndeshjet kundër Chelsea, Arsenal, Brighton dhe Aston Villa në Premier League, si dhe dy ndeshje të Champions League kundër RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.

Liverpool gjithashtu përballet me Brighton në Carabao Cup, por Kelleher zbriti në fushë në turin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat