Ka vendosur për të ardhmen

Futboll

Ka vendosur për të ardhmen

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:42
Florian Wirtz

Mesfushori më prirje offensive, Florian Wirtz,  aktualisht po priret drejt një kalimi te Bajern Munihut, sipas “Sky Germany”.

Klubet më të mira europiane po luftojnë për shërbimet e Florianit, i cili pritet të luajë sezonin e tij të fundit në Leverkuzen.

 “Sky Germany” thekson më tej se bavarezët aktualisht duket se po udhëheq garën për nënshkrimin e 21-vjeçarit. Është raportuar se gjigantët nga Munihu fillimisht iu afruan Virc vite më parë, por ata ende nuk kanë hapur bisedime me “Aspirinat”.

Real Madridi, Mançester Siti dhe Arsenali thuhet gjithashtu se janë në garë për yllin e Leverkusenit, i cili pritet të kushtojë nga 100 deri në 150 milionë euro. Natyrisht, Çabi Alonso do të preferonte ta dërgonte atë jashtë vendit sesa ta shiste te një rival vendës, por sigurisht që edhe vullneti i lojtarit luan një rol të madh.

Nëse Bajerni humbet në garën për të nënshkruar me Florian Wirtz verën e ardhshme, ata mund të bëjnë një lëvizje për Çavi Simons, i cili aktualisht është në vitin e tij të dytë të huazimit te Lajpcig nga PSZH-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat