Ndoye e thotë me krenari: Ishte nder i madh të luaja me Xherdan Shaqirin

Futboll

Ndoye e thotë me krenari: Ishte nder i madh të luaja me Xherdan Shaqirin

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:49
Ndoye dhe lojtarët e Zvicrës

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Dan Ndoye, ka folur para gazetarëve në lidhje me ndeshjen e ardhshme ndaj Serbisë në UEFA Nations League.

Ndoye thotë se kjo ndeshje do të jetë intensive, pasi serbët kanë një ekip të fortë.

“Do të jetë një ndeshje intensive, serbët kanë një ekip të mirë.

Qëllim imi është që të tregoj cilësitë e mia.

Do jetë një ndeshje e nivelit të lartë”, u shpreh lojtari i Bologna-s.

“Është një humbje për ne. Por ne duhet të vazhdojmë dhe të përmirësohemi. Ishte një nder i madh për mua të luaja me Sommerin, Scharin dhe Xherdan Shaqirin. I pëlqej shumë, i shikova nga TV-ja. Por ne duhet të ecim para”, vazhdoi futbollisti zviceran.

Neshja mes Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën nga ora 20:45 në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat