Ish - trajneri i Kukësit drejt një aventure të re

Futboll

Ish - trajneri i Kukësit drejt një aventure të re

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:56
Bledar Devolli

Ish-trajneri i Kukësit, Bledar Devolli është shumë pranë një aventure të re.

Ai pritet të marrë drejtimin e një skuadre në Kosovë. Bëhet fjalë për Lirinë e Prizrenit që është në grupin A në Ligën e Parë. 

Devolli do të zëvendësojë Granit Begollin në stolin e prizrenasve.

Aktualisht skuadra ndodhet në vendin e 6-të me 11 pikë dhe Devolli do të tentojë kreun si fillim dhe më pas trofeun.

Marrëveshja është arritur mes palëve dhe pritet të prezantohet shumë shpejt nga drejtuesit e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat