Gjiganti spanjoll po e monitoron Arnoldin e Liverpoolit

Futboll

Gjiganti spanjoll po e monitoron Arnoldin e Liverpoolit

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 13:20
Trent Alexander-Arnold

Gjiganti spanjoll, Real Madrid është duke e monitoruar futbollistin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

E ardhmja e Arnold tek ‘The Reds’ raportohet se nuk është e sigurt.

Sipas medieve spanjolle, ‘Los Blancos’ janë të interesuar për lojtarin e Liverpoolit.

Klubi nga ‘Anfield’ dhe Arnold ende nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re, duke e lënë të hapur mundësinë e ‘divorcit’ qysh në afatin e ardhshëm kalimtar.

“Real Madrid po e monitoron situatën e Trent Alexander-Arnold. Nëse lojtari nuk rinovon kontratën me Liverpool, atëherë ‘Los Blancos’ pritet t’i dërgojnë ofertën lojtarit”, shkruajnë mediet iberike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat