Zidane: Ne e duam futbollin falë lojtarëve si ti

Futboll

Zidane: Ne e duam futbollin falë lojtarëve si ti

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 14:02
Pamje nga një ndeshje

Ish-mesfushori legjendar Andres Iniesta u tërhoq nga futbolli në moshën 40-vjeçare.

Gjatë 22 viteve karrierë ai triumfoi 4 herë në Ligën e Kampioneve me Barçën, ndërsa spikati dhe me Spanjën ku fitoi 2 herë Europianin dhe 1 herë Kupën e Botës.

Ish-rivali i tij te Real Madridi, Zinedine Zidane ka reguar për këtë vendim të spanjollit.

“Ne e duam futbollin falë këtij lloj lojtari”, ka shkruar ish futbollisti francez në Instagram, duke postuar një foto me Don Andres.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat