Liria e zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Liria e zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 14:50
Devolli

Liria është bërë me trajner të ri.

Pasi i ndau rrugët dje me trajnerin Granit Begolli, klubi prizrenas njofton se e ka angazhuar trajnerin e ri, Bledar Devolli.

“Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.

Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, shkroi klubi Bardhezi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Liria synon të rikthehet në Superligë ndonëse e pret një punë dhe një rrugëtim mjaft i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat