Balotelli dëshiron të rikthehet në Itali

Futboll

Balotelli dëshiron të rikthehet në Itali

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 14:52
Mario Balotelli

Mario Balotelli dëshiron të rikthehet në Serie A.

Trajneri i Genos, Alberto Gilardino e ka thirr sulmuesin italian mëngjesin e sotëm për të biseduar rreth mundësisë së këtij transferimi, njofton gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Bisedimet duket se kanë shkuar në rrugën e duhur dhe gjithçka më të lehtë këtë “bashkim” e bën fakti se ish-futbollisti i Interit, Milanit, Manchester Cityt e Liverpoolit për momentin është lojtar i lirë dhe është dëshirë e tij që të rikthehet në Itali pas eksperiencave që i pati jashtë vendit.

Genoa duket se po e konsideron seriozisht këtë lëvizje, me Balotellin që do ta provonte një tjetër eksperiencë në futbollin elitar italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat