Ancelotti, i pikëlluar nga dëmtimi i rëndë i Carvajal

Futboll

Ancelotti, i pikëlluar nga dëmtimi i rëndë i Carvajal

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 14:58
Ancelotti

Carvajal tronditi themelet e dhomës së zhveshjes në Lille. Shkundja që iu bëri shokëve të tij ishte një nga më të mirat. “Ai hyri në dhomat e zhveshjes dhe tha katër të vërteta”, – tregojnë në Madrid. Jo të gjitha kritikat në momente të këqija duhet të bëhen nga trajneri, por edhe nga senatorët e ekipit.

Këtë e dinte Carvajal, i cili u tërhoq nga hierarkia për të nxitur skuadrën.

Edhe Ancelotti e di këtë, ndaj pranoi momentin e tërbimit të futbollistit veteran, duke e ditur se ndonjëherë ka më shumë ndikim se ai te skuadra. Në fakt, trajneri e kishte shpenzuar tashmë atë “plumb” në fund të ndeshjes kundër Alavés, vetëm 9 ditë më parë.

Anekdota, sepse është e kohëve të fundit dhe në kohën e duhur, pasqyron në mënyrë të përsosur atë që Ancelotti humbet pa Carvajal. Trajneri është ende i shokuar se sa shumë do t’i mungojë mbrojtësi i krahut, brenda dhe jashtë fushës. “Çdo ditë jeta pa Carva na vret”, – ka pranuar vazhdimisht “Carletto” në stërvitje, para skuadrës.

Rëndësia e mbrojtësit në ekip është javore, jo vetëm në ditën e ndeshjes. Në ditën e ndeshjes, skuadra mbetet pa mbrojtësin e djathtë më të mirë në botë, por çdo ditë humbet një konkurrent të lindur, një lojtar që i mban shokët e tij në gatishmëri dhe tension çdo stërvitje.

“Ai përfshihej në ndeshjet e vogla brenda grupit, në goditjet në portë… Ai u jepte të gjithëve një shtysë”, – thonë bashkëlojtarët. Carvajal, gjithashtu ushqente atmosferën e mirë dhe iu përkushtohej lojtarëve të rinj. Një lider i veçantë, që çdo trajner e dëshiron në dhomat e zhveshjes. “Një goditje” e madhe për Ancelottin, pra, mbyllja e sezonit të tij që tani nga dëmtimi.

Bashkë me Carvajal ka shumë liderë që Ancelotti i ka humbur kohët e fundit. Lojtarë që përtej kontributit të tyre në fushë, ruajnë rendin në dhomat e zhveshjes. Nacho, Joselu dhe Kroos janë lojtarët e tjerë që kanë lënë një boshllëk të madh në këtë drejtim.

Secili në mënyrën e vet kishte një peshë specifike në ekip, që ishte shumë e theksuar. Kroos ishte lider i heshtur, por kur fliste e bënte veten të ndihej. Joselu ushtroi fuqinë e tij ndikuese përmes shembullit dhe angazhimit të jashtëzakonshëm. Nacho ishte një kapiten me shkronja të mëdha. Dhe tani Carvajal, i cili ishte gjithçka e shumë më tepër. Një “kafshë” konkurruese që lë boshllëk të madh në jetën e përditshme të “Valdebebas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat