Kvaratskhelia zbulon ëndrrat e mëdha të karrierës

Futboll

Kvaratskhelia zbulon ëndrrat e mëdha të karrierës

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 14:59
Kvaratskhelia

“Ëndërroj të fitoj Champions League me klubin tim”. Kjo është dëshira e Khvicha Kvaratskhelia, i cili dha një intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të FIFA-s. Gjeorgjiani preku shumë tema, ndër to edhe ëndrrat për t’u realizuar në fushë me Napolin dhe kombëtaren: “Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem futbollist profesionist, por në fillim nuk më është dukur e mision i arritshëm.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë që një ditë do të isha edhe unë në fushë, me fëmijët e tjerë që më mbështesnin nga tribuna. Mësova se gjithçka është e mundur në jetë, përderisa ke bindjen dhe vullnetin për t’i realizuar ëndrrat. Jam krenar që u bëra futbollist dhe luaj për kombëtaren e vendit tim”.

Çfarë do të thotë për ju të jeni në gjendje të përfaqësoni Gjeorgjinë?

Dua të jem i dobishëm për vendin tim. Duke marrë parasysh atë që bëj sot, besoj se po e ndihmoj Gjeorgjinë, edhe Gjeorgjia po më ndihmon mua. Ndihem jashtëzakonisht krenar që jam gjeorgjian. Falënderoj Zotin që kam lindur në Gjeorgji dhe që jam bir i këtij vendi historik. Do të jap gjithmonë më të mirën për ta bërë vendin tim krenar, pavarësisht se çfarë do të ndodhë më pas.

Tani Liga e Kombeve, pastaj kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Sa do të dëshironit të luanit në Kupën e Botës së ardhshme?

Në muajt e fundit kemi treguar se Gjeorgjia mund të japë shumë në futboll. Do të bëjmë gjithçka për ta realizuar ëndrrën tonë, kualifikimin në finalet e Kupës së Botës 2026. Besojmë se mund të kualifikohemi, ky është objektivi kryesor. I kemi aftësitë dhe karakterin për ta kthyer këtë ëndërr në realitet.

Cila është ëndrra tjetër më e madhe e Khvicha Kvaratskhelia?

Më së shumti ëndërroj të kualifikohem në Kupën e Botës me Gjeorgjinë dhe të fitoj Champions League me klubin tim. Shpresoj t’i kthej në realitet këto ëndrra. Fitimi i trofeut më të rëndësishëm në futbollin e klubeve është ëndrra e çdo futbollisti.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës është ajo që çdo gjeorgjian ëndërron. Do të ishte një nderim i duhur për të gjithë ata që përfaqësuan Gjeorgjinë në të kaluarën. Ne duam të vazhdojmë në rrugën e tyre, ta arrijmë këtë qëllim dhe ta bëjmë vendin tonë krenar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat