Madueke për Palmer: Ja çfarë e bën unik

Futboll

Madueke për Palmer: Ja çfarë e bën unik

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 15:26
Noni Madueke

Sulmuesi i Chelseat, Noni Madueke, i ka thurur elozhe shokut të skuadrës, Cole Palmer, duke zbuluar sekretin që qëndron pas paraqitjeve të shkëlqyera të mesfushorit sulmues.

Palmer, i cili fitoi çmimin e Lojtarit të Ri të Sezonit në Premier League 2023-24, e ka hapur sezonin e ri në mënyrë të shkëlqyer.

22-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë pesë asiste në shtatë paraqitje në kampionat për skuadrën e Enzo Maresca.

Pasi Palmer u emërua Lojtari i Vitit i Anglisë, Madueke dha mendimin e tij për produktin e të rinjve të Manchester City-t.

Ai tha për Mirror:

“Cole është një lojtar shumë unik… një lloj lojtari që nuk ndjen presion, në situatat që kanë më shumë presion.

“Ai është unik në kuptimin që ai thjesht mund të shkojë në fushë, të luajë lojën e tij, të argëtohet dhe të bëjë diferencën”.

Duke përshëndetur shokun e tij të skuadrës te Chelsea, ish-ylli i PSV shtoi:

” Cole është një lojtar fenomenal. Për sa i përket lojtarit më të mirë në botë? Nuk e di nëse duhet të jem unë ai që do ta vendos këtë.

“Por unë mendoj se qielli është kufiri për të. Nuk e di nëse ai ka një limit. Nuk e di se cili është tavani i tij, por më duket se forma që ai po tregon tani është e pabesueshme”.

Palmer ka shënuar për Chelsean 31 gola dhe ka dhënë 20 asiste në 54 paraqitje të përgjithshme për londinezët që kur u ble për 42.5 milionë £.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat