Rrëfehet drejtori i Juventusit

Futboll

Rrëfehet drejtori i Juventusit

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 15:55
Pogba

Juventusi rikthehet për të marrë pjesë në asamblenë e ECA (Shoqatën Europiane për Klubet) për herë të parë në 4 vite dhe për herë të parë me Giorgio Chiellini si drejtues bardhezi. I kontaktuar nga “Sky” në Athinë, CEO i Juventusit, Maurizio Scanavino, foli për ish-mbrojtësin dhe aventurën e tij të re:

“Giorgio ishte në gjendje të kombinonte përvojën e tij si futbollist me interesa të tjera. Ai studioi, flet gjuhë të huaja dhe ka interesa të ndryshme në marketing. Sidomos aspekti dixhital është një burim i rëndësishëm të ardhurash. Natyrisht, mund të sjellë përvojën e tij si ish-futbollist i madh, ndërsa ne mund ta ndihmojmë atë të rritet në fushat e reja të interesit”.

A je i kënaqur me fillimin e sezonit të ekipit?

Ne jemi shumë të kënaqur, edhe pse na pikëlloi barazimi i fundit kundër Cagliarit. Jemi në fillimin e një rrugëtimi të ri, që ka nisur shumë mirë. Shifrat në Champions League dhe kampionat e konfirmojnë këtë. Jam i kënaqur që ndodhem pranë skuadrës. Janë momente të rëndësishme dhe formuese për mua, sepse kam vetëm dy vite në futboll. Te të gjithë ekziston ndjenja e grupit, çka e ndjejmë shumë këtë sezon.

A ka ndonjë përditësim në lidhje me Pogba?

Ne po flasim me përfaqësuesit e tij. Pogba është një lojtar i madh dhe sigurisht që mund të luajë akoma. Megjithatë, mes lëndimeve dhe pezullimeve ai nuk ka luajtur në fakt për 2 vite. Këto janë të gjitha elemente për t’u vlerësuar në çdo rast. Ju konfirmoj se jemi duke folur me përfaqësuesit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat