Iliria zyrtarizon miqësoren interesante

Futboll

Iliria zyrtarizon miqësoren interesante

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 17:43
Iliria

Kampionatet do të jenë pushim përreth një javë për shkak të angazhimit të Kombëtareve.

Gjatë kësaj kohe, ekipe nga Superiora, Kategoria e Parë dhe ajo e Dytë do të zhvillojnë ndeshje miqësore.

Është pikërisht klubi i Ilirisë që ka zyrtarizuar miqësoren e parë gjatë kësaj periudhe.

Ekipi i Kategorisë së Dytë do të përballet në shtëpi në një sfidë mjaft interesante kundër Vllaznisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet këtë të shtunë, pra me datë 12 tetor. Miqësorja që do të zhvillohet në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, do të startojë në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat