Faruk Statovci merr drejtimin e Rilindjes

Futboll

Faruk Statovci merr drejtimin e Rilindjes

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 18:11
Pamje nga prezantimi

KF Rilindja 1974 ka njoftuar se ka angazhuar Faruk Statovcin si trajnerin e tyre të ri.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rilindja njoftoi për trajnerin e ri, me të cilin thanë se synojnë arritjen e objektivave afatgjate.

Kujtojmë se Statovci dha dorëheqje nga Flamurtari, pasi që kaloi shtatë ndeshje me të gjitha humbje.

Momentalisht, Rilindja 1974 është në vendin e shtatë në grupin A të Ligës së Parë me nëntë pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat