Ivanoviq tregon se si e shohin Granit Xhakën në Serbi! Taulanti: I sugjerova Granitit këtë gjë

Futboll

Ivanoviq tregon se si e shohin Granit Xhakën në Serbi! Taulanti: I sugjerova Granitit këtë gjë

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2024 Në ora: 18:25
Taulant e Granit Xhaka

Zvicra të shtunën do të përballet me Serbinë në Ligën e Kombeve. Pas dueleve në Botërorin 2018 dhe 2022, të gjithë sytë janë te kapiteni i kombëtares s[ Zvicrës, Granit Xhaka. 

Ndërkohë, në Serbi, njerëzit janë të vetëdijshëm për aftësitë futbollistike të Xhakës.

“A do të nxehen sërish gjërat për kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, të shtunën kundër serbëve?”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

Familja e tij ishte e shqetësuar se pas dueleve të nxehta në Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar, tani do të jetë ndeshja e parë në Serbi për kapitenin e kombëtares, Granit Xhaka. 

Taulant Xhaka ishte në fushë në Beograd në vitin 2014 kur u ndërpre ndeshja mes Serbisë dhe kombëtares shqiptare. 

“Unë e di vetë se sa presion dhe emocione duhet të durosh në këtë lojë”, tha Taulanti.

Kjo është arsyeja pse vëllai i madh në Basel ka marrë menjëherë telefonin pas shortit, siç ka treguar për “Blick”. “I sugjerova Granitit që të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta kalonte këtë lojë por të gjithë e njohim vëllanë tim, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën”, tha Taulant Xhaka.

33-vjeçari në radhë të parë shpreson që ditët të mos jenë aq emocionale dhe kaotike sa duelet e mëparshme. “Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen sërish kaq emocionale. Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet. Kjo është e lehtë të thuhet, por në fund gjithçka ka të bëjë: të luash një lojë futbolli dhe të fitosh”.

Federata Zvicerane e Futbollit dëshiron ta mbajë çështjen sa më të vogël që të jetë e mundur. “Këto janë histori të vjetra. Është një lojë si çdo tjetër”, thotë drejtori i kombëtares Pierluigi Tami.

“Pres një lojë normale futbolli dhe mendoj se të dyja palët kanë mësuar nga e kaluara”, thotë ish futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi.

“Nuk do të jetë aq i nxehtë sa ishte në të kaluarën. “Përveç kësaj, aty është vetëm Graniti në dy duelet e fundit vëmendje e madhe ishte e përqendruar te Xherdan Shaqiri”, ka thënë Amir Abrashi.

Dhe si e shihni çështjen në Serbi? “Ne e perceptojmë Granit Xhakën si një provokator kur shikon se si u soll në ndeshjet e fundit”, thotë gazetari serb i futbollit Velko Ivanoviq nga “Sportal”.

Familja Xhaka? Prindërit janë me prejardhje nga Kosova, babai ka qenë dikur i burgosur për arsye politike në atë shtet multietnik të i ish Jugosllavisë.

Sigurisht, kapiteni i Zvicrës do të pres fishkëllima dhe goditje në stadiumin Duboçica në Leskovc të shtunën. “Por njerëzit në Serbi gjithashtu e kuptojnë se çfarë është një futbollist i shquar Granit Xhaka”, tha Ivanoviq.

Edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka vlerësuar sërish kapitenin e kombëtares para mediave vendase: “Ai është një lojtar i madh që ka shumë vite që luan në nivel botëror. Unë vërtet e vlerësoj atë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat