Bylbyl Sokoli, një trajner me përvojë të madhe në futbollin kosovar, është emëruar trajner i Drenicës, duke u rikthyer në stol pas një viti.
Sokoli ka një karrierë të pasur, duke drejtuar më parë shumë skuadra nga Superliga, por kësaj rradhe do vazhdoi te Drenica në Ligën e Parë.
Drenica, e cila po përballet me rikthim në Superligë këtë sezon, ka parë në Sokolin një figurë të aftë për të kthyer skuadrën në rrugën e duhur, duke përmirësuar performancat dhe rezultatet në vazhdimësi.
Trajneri pritet të sjellë ndryshime në qasjen taktike dhe menaxhimin e ekipit, duke i dhënë një identitet të ri skuadrës nga Skenderaj.