Perez nis të krijojë mbrojtjen e re

Futboll

Perez nis të krijojë mbrojtjen e re

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:26
Perez

Mesfusha dhe ofensiva e Real Madridit është perfekte. Camavinga, Bellingham, Modriç, Valverde, Vinicius, Mbappe, Rodrygo dhe Arda Guler janë lojtarë që përfshihen në listën e më të mirëve në botë.

Radhën për merkato në Madrid tashmë e ka reparti defensiv. Florentino Perez kërkon një lider në qendër të mbrojtjes dhe synimi i tij është William Saliba.

Sipas le10sport, klubi madrilen po tenton të arrijë një akord me Arsenalin, edhe pse transferimi i francezit do të jetë minimalisht për 80 mln euro.

Saliba aktualisht konsiderohet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, në mos më i miri. Los Blancos kanë biseduar me përfaqësuesit e Salibas për të kuptuar sesa i mundshëm është ky operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat