Sulmuesi më i kërkuar

Futboll

Sulmuesi më i kërkuar

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:28
Jonathan David - djathtas

Sulmuesi më i kërkuar i momentit në Europë është Jonathan David.

Kanadezi luan te Lille, aty ku kontrata e tij skadon në fund të qershorit 2025.

Kjo do të thotë se sulmuesi shtatlartë do të mund të largohet me parametra zero, gjë që e bën edhe më atraktiv për klubet big në Europë.

Për të ka interes intensiv Interi.

Klubi italian është gati të shesë Marcus Thuram për të bërë të mundur transferimin e David.

Ndërkohë, deri në verën e shkuar për të interesohej edhe Milani.

Klube të tjera që po i bëjnë oferta joshëse sulmuesit janë Newcastle United, Barcelona, Arsenal dhe Borussia Dortmund. Pas janarit, atij i lejohet të negociojë personalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat