Sulmuesi i Kosovës pëlqehet nga skuadra e Berat Gjimshitit

Futboll

Sulmuesi i Kosovës pëlqehet nga skuadra e Berat Gjimshitit

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:30
Edon Zhegrova

Atalanta tashmë po mendon për afatin kalimtar të verës 2025, pavarësisht se sezoni sapo ka nisur.

Sipas “TuttoAtalanta.com”, një nga emrat që po tërheq vëmendjen e klubit është ai i Edon Zhegrovës , anësori i majtë i Lilë. Kartoni i futbollistit nga Kosova kushton rreth 25 milionë euro, shifër që Atalanta mund ta konsiderojë si investim të synuar për të forcuar më tej skuadrën e tyre.

Zhegrova tashmë ka qenë shënjestër e bargamaskëve në merkaton e fundit të verës dhe njihet për aftësinë e tij për të krijuar mundësi dhe për t’i dhënë paparashikueshmëri sulmit, karakteristika që e bëjnë atë një objektiv interesant për klubin e Berat Gjimshitit.

Ai pëlqehet shumë edhe nga trajneri Gasperini, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë pikëmbështetja e projektit të Atalantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat