Tedesco do t`i beojë talentëve të rinj në përballje me Italinë

Futboll

Tedesco do t`i beojë talentëve të rinj në përballje me Italinë

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 21:48
Tedesco

Trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco, ka shprehur besimin te talentët e rinj para ndeshjes së Nations League ndaj Italisë, e cila do të zhvillohet të enjten në Romë.

Belgjika ndodhet në vendin e tretë në Grupin A2, me tre pikë, pas fitores ndaj Izraelit dhe humbjes ndaj Francës.

Tedesco ka konfirmuar se do të luajë pa kapitenin Kevin De Bruyne dhe sulmuesin Romelu Lukaku.

"Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Megjithatë, ka ndeshje që përdoren për të zhvilluar lojtarë të rinj. Disa mungojnë dhe na u desh të thërrisnim disa lojtarë të rinj", ka thënë ai.

Tedesco gjithashtu e ka vlerësuar ekipin italian, duke shprehur admirimin e tij për sistemin e ri të lojës së Spalletit. 

"Italia e Spalletit ka ndryshuar sistemin e saj, një 3-5-2 ose 3-4-3. Është një ekip që mund të lëndojë dhe mund të bëjë shumë mirë. Ata e nisën mirë Ligën e Kombeve, mendoj se janë në një moment pozitiv”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat