Kosova e nis mirë ndeshjen, por nuk i reziston Ukrainës 

Futboll

Kosova e nis mirë ndeshjen, por nuk i reziston Ukrainës 

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 23:02
Kombëtarja e Kosovës U17

Në ndeshjen hapëse të Grupit 4 në kualifikimet për UEFA Championship U17 që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri,

Kombëtarja e Kosovës U17 u përball me Ukrainën në “KRC Genk Arena” në një sfidë me shumë gola, e cila në fund përfundoi me fitoren e ukrainasve, 4:2. Kosova e nisi me energji të madhe ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt me golin e Rin Ahmetit.

Vetëm tetë minuta më vonë Dardanët e shtuan epërsinë me golin e Lirjon Abdullahut, treguar fuqinë sulmuese të Kosovës.

Megjithatë, Ukraina u përgjigj menjëherë, duke përmbusur rezultatin brenda në një periudhe të shkurtër, me Dmytro Zudin që shënoi dy gola në minutat 16 e 25, dhe një gol të Pavlo Luisin. Ndërkohë, ky i fundit shënoi edhe në minutën e 62-të për të vulosur rezultatin përfundimtar, 4:2.

Në grup me Kosovën janë edhe Belgjika dhe Kazakistani. Ndeshjen e radhës Dardanët U17 e luajnë kundër Belgjikës, më 12 tetor, në orën 19:00, kurse më pas më 15 tetor luajnë kundër Kazakistanit, në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat