Ish-kapiteni i Bashkimit të Kumanovës, Skender Ismaili ka vizituar stadiumin e klubit ku kishte kaluar pjesën më të bukur të karrierës së tij si futbollistë.
Mbrojtësi i dikurshëm ka shkrepur një foto në terrenin e stadiumit së bashku me djalin e tij Dijarin dhe të bashkëlojtarit të tij, Erkan Osmani, Anikin (majtas në foto).
Skender Ismaili për shumë vite ka qenë kapiten i Bashkimit, me të cilën ka fituar edhe kupën e RMV-së në sezonin 2004/05.
Ismaili ka vite që vepron me shkollën e futbollit “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës.