Skënder Ismaili rikthehet në stadiumin e Bashkimit

Futboll

Skënder Ismaili rikthehet në stadiumin e Bashkimit

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 23:46
Skënder Ismaili në mes

Ish-kapiteni i Bashkimit të Kumanovës, Skender Ismaili ka vizituar stadiumin e klubit ku kishte kaluar pjesën më të bukur të karrierës së tij si futbollistë.

Mbrojtësi i dikurshëm ka shkrepur një foto në terrenin e stadiumit së bashku me djalin e tij Dijarin dhe të bashkëlojtarit të tij, Erkan Osmani, Anikin (majtas në foto).

Skender Ismaili për shumë vite ka qenë kapiten i Bashkimit, me të cilën ka fituar edhe kupën e RMV-së në sezonin 2004/05.

Ismaili ka vite që vepron me shkollën e futbollit “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat