Bonucci nis stërvitjet për të garuar në maratonën e Londrës

Futboll

Bonucci nis stërvitjet për të garuar në maratonën e Londrës

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 23:47
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, por ai mbetet një atlet në shpirt dhe po stërvitet për Maratonën e Londrës me ndihmën e Juventusit.

37-vjeçari vari këpucët në gozhdë këtë verë pas eksperiencave me Fenerbahçe, Union Berlin, Juventus, Milan, Bari, Genoa, Inter, Pisa dhe Treviso.

Ai gjithashtu grumbulloi 121 paraqitje me kombëtaren e Italisë, ku arriti të shënojë tetë gola.

Kur Bonucci u pa në qendrën J-Medical në kampin e Juventusit këtë javë, disa tifozë sugjeruan se ai mund të ishte duke u përgatitur për t’u rikthyer në fushë për të zëvendësuar të dëmtuarin Gleison Bremer.

Megjithatë, Corriere dello Sport raporton se kontrollet mjekësore ishin për të siguruar certifikatën mjekësore, në mënyrë që të fillonte stërvitjen për Maratonën e Londrës në prill 2025.

Ish-mbrojtësi duket gjithashtu se po planifikon të bëjë një përgatitje paraprake me gjysmë-maratonën në Torino.

Maratona e Londrës është zhvilluar që nga viti 1981 dhe ka një distancë prej 26.2 miljesh, afërsisht 42.2 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat