Besëlidhja gjen zëvendësuesin e Smajlit

Futboll

Besëlidhja gjen zëvendësuesin e Smajlit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:31
Edmond Dalipi

Te Besëlidhja nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe kanë gjetur zëvendësuesin e Dritan Smajlit.

Drejtuesit kanë arritur marëveshjen me Edmond Dalipin, i cili merr në dorë kështu “frenat” e lezhjanëve.

Ditën e djeshme ekipi ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjet për duelin me Valbonën dhe timonieri kryeqytetas ka zhvilluar me ekipin edhe stërvitjen e parë.

Kjo sfidë është e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë, ku edhe do të debutojë 51-vjeçari.

Dalipi në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Luftëtarit dhe tashmë te Besëlidhja do të synojë të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive. Klubi ka si synim kryesorë rikthimin në Kategorinë e Parë dhe për këtë do të jetë i “dënuar” vetëm për rezultate pozitve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat