​Lëndohet Paqarada, humb ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron

Futboll

​Lëndohet Paqarada, humb ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:33
Leart Paqarada

Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

Dardanët sot po zhvillojnë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat