Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë

Futboll

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:44
Shqipëria

Shqipëria ka mbyllur përgatitjet në Tiranë duke bërë stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes me Çekinë e cila do të luhet nesër në mbrëmje në orën 20:45.Kombëtarja do të udhëtojë në orën 15:00 drejt Pragës.

Ndërsa në orën 18:30 trajneri Silvinjo dhe kapiteni i skuadrës do të dalin në konferencën për shtyp me gazetarët.

Kjo është ndeshja e tretë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, teksa me Ukrainën fituan ndër humbën në sfidën me Gjeorgjinë.

Kombëtarja ka besim të madh për sfidën e nesërme duke qenë se kanë marrë një barazim dhe kanë fituar 1 herë në ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Europianit që u zhvillua në verë në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat