Synon të zëvendësojë Carvajalin te Real Madrid

Futboll

Synon të zëvendësojë Carvajalin te Real Madrid

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:16
Porro

I konsideruar si një nga zëvendësuesit e mundshëm për të dëmtuarin Dani Carvajal, 25-vjeçari anësor i Spanjës, Pedro Porro, pranoi në një intervistë për “Relevo” se do të ishte i kënaqur të bashkohej me Real Madrid. Kohët e fundit është përfolur se ai mund të jetë zëvendësuesi i Dani Carvajal.

Për momentin, Pedro Porro luan për Tottenham, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. I pyetur për interesimin e skuadrës “los blancos”, mesfushori tha: “Jam i fokusuar në punën time te Spurs, por fakti që Real Madrid është i interesuar për ty do të thotë se je duke ecur mirë”.

“Kjo është mënyra ime, e të menduarit dita-ditës. Nëse është e shkruar që unë të luaj më Real Madrid ai moment do të vijë një ditë. Dhe, nëse nuk do të ndodhë atehëre unë do të vazhdoj të punoj siç kam bërë deri më tani”, tha më tej mesfushori spanjoll.

Gjithsesi, mesfushori Pedro Porro shprehet se është gati për të ardhur në Madrid në janar nëse ia kërkojnë këtë gjë. “Po, jam gati. Përpiqem të punoj dhe të jap maksimumin çdo ditë”.

“Nëse nesër do të kem mundësi të bëj këtë hop kaq cilësor nga Tottenham te Real Madrid do të jem gati. Do të kem shumë më tepër përvojë të fituar në Angli. Nëse Real do të më kishe thënë vite më parë, do të të kisha refuzuar, por tani jam gati. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Porro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat