Nikoleto: Maqedonia, nuk vepron gjithnjë si ekip

Futboll

Nikoleto: Maqedonia, nuk vepron gjithnjë si ekip

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:30
Pamje nga konferenca

Maqedonia në futboll sot vazhdon paraqitjet në Ligën e Kombeve me ndeshjen kundër Letonisë në Riga. Maqedonia në këtë ndeshje hyn si favorit dhe këtë e theksoi kryetrajneri Blagoja Milevski në konferencën për media.

Mirëpo, defektet në lojën e Maqedonisë duket se i ka detektuar kolegu i tij, te Letonia, italiani Paolo Nikolato.

“Kemi një ndeshje me një kundërshtar shumë të fortë. Maqedonia është një ekip që mundi Armeninë muajin e kaluar me dhjetë lojtarë. Megjithatë, jemi pozitivë dhe besoj në një paraqitje të mirë ndaj seleksionimit maqedonas. Maqedonia ka individë të fortë.

Futbollistët e tyre kanë një përvojë të lartë të lojës në kampionate të fuqishme kombëtare në të gjithë Evropën. Megjithatë, ata nuk veprojnë gjithmonë si ekip”, tha Nikoleto.

Qëllimi i Maqedonisë në këto dy ndeshje është të qëndrojë në pozitën e parë në grup ku ka katër pikë, një më shumë se Letonia dhe Armenia, të fundit janë Ishujt Faroe me një pikë të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat