Lajme të mira për Barcelonën

Futboll

Lajme të mira për Barcelonën

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:34
Ronald Arauho në veprim

Ronald Arauho nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion me fanellën e Barcelonës, shkaku i lëndimit.

Megjithatë rikuperimi i tij është duke shkuar mjaftë mirë sipas asaj që ka raportuar “Mundo Deportivo” dhe synon një rikthim të shpejtë në aksion për Barcelonën.

Objektivi aktual i uruguaianit është që të jetë i disponueshëm për skuadrën e Hansi Flik pas një muaji e gjysmë apo më shumë.

Ai ka punuar me stafin mjekësor të Barçës me stërvitje individuale në muajin e fundit dhe tani është në hapat e fundit të procesit të rikuperimit.

Nëse ai vazhdon të përparojë pozitivisht dhe nuk pëson ndonjë pengesë, atëherë Barça mendon se Araujo mund të kthehet në aksion kundër Selta Vigo-s më 23 nëntor.

Në rast se ai nuk mund të rikthehet për atë ndeshje të La Ligës, atëherë ai synon ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Brest më 26 nëntor. Hansi Flik do të ketë një dhimbje koke të këndshme në përzgjedhje nga rikthimi i Arauho-s, që do të thotë se ai do të duhet të vendosë në stol Pau Kubarsi ose Inigo Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat