Dy sfida në shtëpi

Futboll

Dy sfida në shtëpi

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:08
Kukesi

Kukësi ka hedhur prapa krahëve humbjen me Pogradecin në kampionat dhe verilindorët kanë ktheyr vëmendjen te sfida e radhës. Emiliano Çela kërkon që skuadra të përgatitet në çdo detaj për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

Dy sfida do t’i luajnë në shtëpi dhe Kukësi është i “dënuar” vetëm për fitore. Fillimisht do të presin në “Kukës Arena” ekipin e Albanëve për të bërë mes tyre llogaritë e fazës së 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë. Kjo sfidë do të luhet me 15 tetor në orën 13:30.

Kupa e Shqipërisë është kompeticioni që në Kukës synojnë t’i shkojnë deri në fund, ndaj dhe fitorja ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë është mëse e detyrueshme. Ndërkohë vetëm 5 ditë më pas do të duhet të luajnë për llogaritë e javës së 8-të të Kategorisë së Parë.

Verilindorët do të presin Kastriotin dhe do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët e kësaj jave. Vetëm 1 pikë i ndan dy ekipet në klasifikim dhe  “lufta” mes tyre do të bëhet për të qenë pjesë e “top-6” në Kategorinë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat