Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë

Futboll

Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:36
Futbollistët e Maqedonisë

Maqedonia në futboll, sonte në orën 18.00, do të nis ciklin e përballjeve në grupe në Ligën e Kombeve në muajin tetor, kur takohet me Letoninë dhe Armeninë.

Futbollistët e Maqedonisë, mbrëmë, zhvilluan stërvitjen e vetme në Letoni dhe shijuan terrenin e stadiumit “Skonto”, aty ku Maqedonia, sonte do të nis ndeshjen në rolin e favoritit ndaj Letonisë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë është gati për të zhvilluar sfidën e tretë në grupin e 4-të të Divizionit C në Ligën e Kombëve, kur do të përballet me Letoninë në Riga, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë sfidon Armeninë në Jerevan. Maqedonia respekton maksimalisht kundërshtarin, por beson se me angazhim maksimal, mund të arkëtohen 3 pikët e reja.

Edhe pjesa statistikore është në anën e Maqedonisë, e cila në tre takimet e deritanishme, në eliminatoret e ndryshme, ka shënuar po aq fitore. Ajo e fundit, e zhvilluar poashtu në Riga, u mbyll me 0-2 për Maqedoninë, falë golave nga Pandevi dhe Bardhi. 

Përballja në mes Letonisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjten, në orën 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat