Ky ishte formacioni i Trepçës në finalen e madhe ndaj Rijekës në Beograd, Fisnik Ademi, Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Rafet Prekazi! 

Futboll

Ky ishte formacioni i Trepçës në finalen e madhe ndaj Rijekës në Beograd, Fisnik Ademi, Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Rafet Prekazi! 

Nga: K. Goca Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:57
Trepça e vitit 1978

Trajnerët Ajet Shosholli dhe Hysni Maxhuni për një fije të flokut nuk e arritën suksesin më të madh me Trepçën e Mitrovicës në vitin 1978. 

Fati ia ktheu shpinën në finalen e madhe të Kupës “Marshall Tito”.

Skuadra kroate, Rijeka, ngadhënjeu me fat me rezultat 1:0 ndaj Trepçës.

 24 maj, 1978 

Rijeka – Trepça 1:0 (0:0, 0:0)

Stadiumi “Marakana” në Beograd.
Shikues: 40.000.
Gjyqtar: Radmillo Ristiq (Beograd). 
Shënues: Radoviq (91’).
Rijeka: Avramoviq, Makin, Hrstiq, Cukrov, Radin, Juriçiq, Durkaliq, Radoviq (Shugar), Kustudiq, Ruzhiq dhe Desnica.
Trepça: Mutibariq, Liljak, Fikret Gërboviq, Rafet Prekazi, Erdogan Celina, Miletoviq, Radojeviq (Radeviq), Ramadan Cimili (Ajeti), Mishko Stoliq, Fisnik Ademi dhe Savoviq.

Titullarë u paraqitën Fisnik Ademi, Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Rafet Prekazi...

“Rijeka mori një shpërblim të madh për përpjekjen dhe punën e tyre të jashtëzakonshme në atë vit të paharrueshëm, 1978, kur mundi (1:0)

Trepçën  në finalen e Kupës më 24 maj dhe me një gol të shënuar nga Milan Radoviq në kohën shtesë, në minutën e 91-të.

“Çdo ndeshje ishte një sfidë e re për ne, hyrja në Ligën e Parë na lejoi të tregoheshim si lojtarë.

Kupa ishte një mundësi për përparim duke pasur parasysh se u luajt vetëm një ndeshje dhe kjo na çoi në finale me Trepçën.

Natyrisht, na u desh të kalonim shumë gjatë rrugës. Për shembull, e eliminuam Hajdukun në Split, nuk ishte e lehtë të arrije në finale. 

Rijeka ishte favorit në finale, në të cilën fitoi një luftë nervash në kohën shtesë me portierin e njohur Mutibariq, Miletoviq dhe rivalë të tjerë.
Trepça më vonë bie nga liga, por nuk ishin në finale vetëm pro formës, kishin edhe ekip të mirë. Aty ishin Cimili dhe lojtarë të tjerë që lanë gjurmë”,
ka shkruar para një kohe mes të tjera mediumi kroat “Novi list”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat