Albert Gudmundsson shpallet i pafajshëm nga gjykata në Islandë në fund të procesit në ngritur kundër tij për ngacmim seksual në verën e vitit 2023.
Sulmuesit të Fiorentinës iu desh të përballej me një proces delikat penal në Islandë, ku u akuzua për një krim shumë të rëndë.
Megjithatë, gjykata vendosi në favor të Gudmundsson, i cili gjithmonë e kishte deklaruar veten të pafajshëm.
Në realitet, çështja mund të mos jetë ende e mbyllur përfundimisht për Gudmundsson.
Prokuroria ka mundësi që brenda 30 ditëve të apelojë pafajësinë e sulmuesit.
Në atë rast, dënimi i ri (këtë herë përfundimtar) sipas 'La Gazzetta dello Sport', do të mbërrinte në qershor 2025.