Perez ka dy plane për stolin e Real Madrid

Futboll

Perez ka dy plane për stolin e Real Madrid

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:20
Perez

Xabi Alonso është alternativa kryesore për të zëvendësuar italianin Carlo Ancelottin në verën e vitit 2025 ose 2026. Lajmi vjen nga një media shumë serioze, The Athletic.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, e vlerëson së tepërmi punën e ish-lojtarit madrilen te Bayer Leverkusen, ku ka fituar kampionatin gjerman dhe Kupën e Gjermanisë.

Asnjë skuadër nuk arriti ta mposhtë në sezonin e kaluar skuadrën e “Aspirinave” në kampionat.

Madje, ata humbën vetëm në finalen e Europa League kundër Atalantës.

Pas Alonsos, plani B është Raul Gonzales. Ish-sulmuesi i Real Madridit qëndron në hije, por gjithmonë është emër i pëlqyer për Perezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat