Kryeqytetasit vazhdojnë me përgatitje intensive

Futboll

Kryeqytetasit vazhdojnë me përgatitje intensive

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:23
Lojtarët e Prishtinës

Nën drejtimin e Cavallit, Prishtina po zhvillon një periudhë intensive stërvitore për të mbajtur lojtarët në formë optimale.

Ndërprerja për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ka ofruar disa ditë pushim, por skuadra ka rifilluar menjëherë me stërvitje inensive.

Trajneri po fokusohet kryesisht te përgatitja fizike, duke e konsideruar këtë si thelbësore për fazën e ardhshme të sezonit, ku ndeshjet pritet të zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe të shpeshtë.

Synimi është që ekipi të jetë në kulmin e formës për të përballuar presionin e ndeshjeve që do të vijojnë deri në përfundimin e sezonit vjeshtor në nëntor.

Kjo përgatitje intensive pritet të ndihmojë lojtarët që të jenë të gatshëm dhe të rezistojnë gjatë një periudhe të ngarkuar të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat