Kombëtarja e Shqipërisë “inferiore” përballë çekëve

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë “inferiore” përballë çekëve

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:47
Kombëtarja e Shqipërisë

Shqipëria sfidon nesër Çekinë në transfertë, teksa ndeshja merr jetë në 20:45. Sfida vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.

Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë pas 2 ndeshjeve të luajtura.

Në treg, lojtarët e Çekisë vlerësohen 2 herë më shumë se kuqezinjtë e Silvinjos.

Kështu Kombëtarja shqiptare shkon në Çeki me vlerën totale të lojtarëve që vlerësohet 80 milionë euro, ndërsa duhet theksuar se mungojnë futbollistë si Uzuni, Gjimshiti dhe Broja.

Në anën tjetër vlera e Çekisë është 177 milionë euro. Këto vlera janë nga “Transfermarkt” dhe vlejnë vetëm në letër, pasi fusha e blertë do vulosë gjithçka në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat