Nga Barcelona në Paris

Futboll

Nga Barcelona në Paris

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Jonathan Tah nuk është një transferim 100% i sigurt te Bayern.

Drejtuesit bavarezë “e kanë në xhep” shtatlartin gjerman, por mendojnë se thjesht të jesh mbrojtës gjerman nuk mjafton.

Cilësia e tij lë për të dëshiruar, sepse klubi nuk po kërkon një lojtar plotësues për repartin defensiv, por një lider. Kim dhe Upamecano nuk e kanë sensin e lidershipit.

Lista e rekordmenëve të Bundesligës nis me mbrojtësin e Barcelonës, Araujo, i kërkuar prej dy vitesh në fakt. Uruguaini kushton shumë, por garanton qëndrueshmëri.

I dyti në listë është Romero i Tottenham. Ai ka cilësitë që kërkon Bayern, por ashtu si Araujo, nuk është e lehtë ta largosh nga Premier League, ku ka pagë të mirë.

Alternativa e tretë? Milan Skriniar! Bayern duket se po hedh sytë nga Parisi, sepse Skriniar konsiderohet lojtar me përvojë, ajo që Bayern po kërkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat